
Personi në foto është 41-vjeçari Ylber Jaku, i dyshuar për vrasjen e sotme me armë zjarri të 34-vjeçarit Rushit Sallahu në Has. Policia ka bërë me dije se rreth orës 16:40 është marrë njoftim se 41-vjeçari Ylber Jaku, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu për motive pronësie.
Autori Ylber Jaku, duket se i ka dalë në pritë Rushit Sallahut i cili po qarkullonte me makinën. Në momentin që ai e ka parë objektivin e tij ka qëlluar në drejtim të automjetit duke e lënë të vdekur në vend 34-vjeçarin.

Siç shihet dhe në foto, viktima ka humbur drejtimin e mjetit nga plagët e marra dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Lini një Përgjigje