
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 34-vjeçarit Rushit Sallahu në Has. Mësohet se shkak për vrasjen është bërë konflikti për pronësinë. Ndërkohë që ditën e djeshme një sherr ka ndodhur për këtë çështje pronash mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku.
Mësohet se motra e Sallahut ka dhunuar prindërit e Ylber Jakut, ngjarje që u referua në polici ditën e djeshme.
Duke marrë shkas nga sherri i djeshëm mësohet se 41-vjeçari Ylber Jaku ka marrë armën dhe ka vrarë 34-vjeçarin Rushit Sallahu rreth orës 16:40 të ditës së sotme, sapo ai ka zbritur nga makina.
41-vjeçari është arrestuar nga policia e cila gjithashtu ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën e krimit.
“Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje