
10 persona janë arrestuar dhe 123 të tjerë janë proceduar për zaptim të hapësirave publike, të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe.
Qeveria Rama i është rikthyer aksionit të tij të preferuar që prej fillim të muajit korrik, një aksion kombëtar për çlirimin e hapësirave publike. Kjo nuk është hera e parë që Rama ka premtuar të vendosë sundimin e ligjit mbi territorin përmes aksioneve, që në të shkuarën kanë dhënë rezultate të debatueshme.
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje te lirimi i hapësirave publike në të gjithë Shqipërinë, Policia e Shtetit ka vijuar me arrestimet. Qeveria ka deklaruar “luftë” pa kompromis ndaj çdo zaptuesi të hapësirës private, duke paralajmëruar gjoba e deri në ndjekje penale.
Policia ka arrestuar 10 persona ndërsa 123 të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për zaptim të hapësirave publike, të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe.
Gjithashtu, 45 drejtues automjetesh janë proceduar penalisht për parkime të gabuara që pengonin lëvizjen e lirë të automjeteve, këmbësorëve apo automjeteve të emergjencës.
“133 raste me 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar për zaptim të hapësirave publike, të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe.
45 drejtues automjetesh të proceduar penalisht për parkime të gabuara që pengonin lëvizjen e lirë të automjeteve, këmbësorëve apo automjeteve të emergjencës.
Prej 24 orësh, në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit po vijojnë operacionin policor të koduar “Hapësirat publike”.
Në operacionin për lirimin e hapësirave publike janë përfshirë strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorive Vendore të Policisë, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policitë Bashkiake përkatëse.
Ky aksion ka si objektiv lirimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin e shtetasve që i kanë zaptuar, duke i shfrytëzuar si vendparkime apo lavazhe, me qëllim përfitimi në mënyrë të paligjshme.
Njëkohësisht, Policia Rrugore dhe shërbimet e rendit po vijojnë me intensitet kontrollet dhe ndëshkimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe automjeteve të emergjencës.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, u konstatuan dhe u goditën:
133 raste të shfrytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave publike/private, për aktivitete ekonomike (kryesisht vendparkime ose lavazhe për automjete) të paregjistruara në organet tatimore. Subjektet përfitonin të ardhura të fshehura, pa lëshuar kuponë tatimorë.
Konkretisht:
78 raste në Tiranë me 10 të arrestuar dhe 68 të proceduar; 16 raste në Shkodër me 16 shtetas të proceduar; 11 raste në Lezhë me 11 të proceduar; 6 raste në Korçë me 6 të proceduar; 6 raste në Fier e Lushnjë me 6 të proceduar; 4 raste në Vlorë e Sarandë me 4 të proceduar; 4 raste në Dibër me 4 të proceduar; 3 raste në Elbasan me 3 të proceduar; 2 raste në Berat me 2 të proceduar; 2 raste në Durrës me 2 të proceduar dhe 1 rast në Gjirokastër me 1 të proceduar.
Gjithashtu, u evidentuan 45 raste të parkimeve të gabuara që pengonin qarkullimin e lirë të mjeteve apo qytetarëve, nga të cilat: 37 në Tiranë, 3 në Elbasan, 2 në Fier, 2 në Kukës, 1 në Durrës.
Po ashtu, janë konstatuar 3 raste të punësimit të paligjshëm.
Aksioni kundër pushtimit të hapësirave publike dhe informalitetit do të vijojë intensivisht në të gjitha qarqet e vendit”, njoftoi policia.
Falenderoj policine e shtetit per punen e mire qe po bejne ne zaptimin e pronave publike nga njeherzit e pa edukuar ,KRIMINELE qe jetojne brenda kesaj shoqerie,por thyejne rregullat e shtetit nga Egoja e trimerise qe ata tregije,por harrojne qe shteti kur do ti vendos kembet ne nje kepuce.ndaj i bej thirje te gjithe qutetarve te perkrahin Forcat e policise
Tè gjith ata qè abuzojn me pronat private dhe shteterore si gangot gjithashtu edhe politikanève ti sekuestroen pasurit e vjedhura
Po po mbushni burgjet se paguan populli 70€ dita per burgosje te padrejta.,pastaj fitojne lirine dhe prape paguhet nga taksat e popullit per demshperblim…. A nuk mund te procedohen ne gjendje te lire???