
Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dënuar me 20 vite burg Fetah Marra, i akuzuar për vrasjen e 63-vjeçares Fatime Suli, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 20 Janarit 2022 në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës.
Ka qenë trupi gjykues i përbërë nga treshja e gjyqtareve: Ardiola Çela, Albana Misja dhe Entela Gjoni, me gjyqtare kryesuese Ardiola Çela, që ka vendosur sot dënimin me 20-vite burgim për shtetasin Fetah Marra.
Avokati i familjes Suli, Ramiz Oboni, ka deklaruar se, janë të pakënaqur me vendimin dhe se do ta apelojnë atë.
63-vjeçarja Fatime Suli u vra mbrëmjen e 20 Janarit 2022 në tokën e saj në fshatin Kozare në Kuçovë. Ajo u gjet e vdekur në një kanal, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe. Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm pas rreth 1-orë kërkimesh gruaja 63-vjeçe u gjet pa shenja jete.
Lini një Përgjigje