TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2025, 12:03

Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, publikohet fotoja e autorit

Shkruar nga Pamfleti

Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, publikohet fotoja e

Publikohet fotoja e autorit të dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit, Hajdar Ismajlgecit, mbrëmjen e djeshme në Babrru.

Autori Arlind Demushi u arrestua në një banesë në Durrës nga uniformat blu disa orë pas krimit.  Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka pasur gjatë kryerjes së krimit.

Viktima u gjet i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, rreth orës 20:10 të mbrëmjes së djeshme.

Sipas policisë, Hajdar Ismailgeci është goditur disa herë me thikë, plagë që i ka shkaktuar vdekjen. Sipas raportimeve, viktima dhe autori ishin duke konsumuar alkool, ndërsa një ditë më parë ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në dëshminë e tij, Demushi ka deklaruar se konflikti nisi pasi viktima e kishte sharë nga bashkëshortja. Pas daljes nga lokali, teksa po ktheheshin në shtëpi, debati mes tyre u përshkallëzua në përleshje fizike.

Në kulmin e konfliktit, Demushi thotë se e ka goditur disa herë me thikë Hajdar Ismajlgecin, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën.

Lini një Përgjigje