TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shkurt 2025, 17:33

Vrau vjehrrit dhe i fshehu në valixhe, Gjykata e Firences jep dënimin për Elona Kaleshin

Shkruar nga Pamfleti

Vrau vjehrrit dhe i fshehu në valixhe, Gjykata e Firences jep dënimin

Shqiptarja Elona Kalesha është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Apelit të Firences, pasi akuzohet për vrasjen e vjehërrve të saj shqiptarë, Teuta dhe Shpëtim Pasho. Trupat e tyre u gjetën në katër valixhe në një fushë në Sollicciano në dhjetor të vitit 2020, pesë vite pas zhdukjes së tyre.

Elona Kalesha ishte e pandehura e vetme për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, të zhdukur në nëntor të 2015, eshtrat e të cilëve mbaheshin në katër valixhe në një fushë midis autostradës Firence-Pisa-Livorno dhe burgut Sollicciano.

Brenda pak ditësh, karabinierët arritën të zbulonin se ato trupa i përkisnin Shpëtim dhe Teuta Pasho, një çifti shqiptar i cili ishte zhdukur që nga 1 nëntori i 2015. Hetimi u fokusua në rrethin familjar ndërsa u zbulua se autorja ishte Elona Kalesha, e dashura e djalit të çiftit Pasho, Taulantit.

Lini një Përgjigje