Kronike20 Maj 2024, 17:15

Zbardhen detaje nga rrëmbimi 20-vjeçarit, humbi ndjenjat për shkak të dhunës barbare

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga rrëmbimi 20-vjeçarit, humbi ndjenjat për

Të tjera detaje zbardhen lidhur me ngjarjen e ndodhur në mes të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”, ku tre persona kanë rrahur dhe kanë lidhur me pranga një 20 vjeçar. Mësohet se 20-vjeçari ishte një prej punëtorëve në kioskat e vendosura në mes të Tiranës.

Bëhet me dije se për shkak të dhunës, i janë shkaktuar hematoma në kokë e më pas i ka rënë të fikët. Dhunuesit e kanë përmendur duke i hedhur ujë të ftohtë dhe e kanë rrahur sërish, ndërsa e mbanin të lidhur me pranga.

Sipas një njoftimi zyrtar, Policia arrestoi 3 shtetasit D. B., 36 vjeç, dhe E. H., 31 vjeç për heqje të lirisë, si edhe arrestimin e një 28-vjeçari për moskallëzimin e krimit, po ashtu në kërkim është shpallur një 19-vjeçar.

Shtetasit D. B., E. H. dhe H. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej” 20-vjeçarin, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme.

dhune rrembim