Kronike 3 Prill 2023, 19:47

Zbardhen detajet e plagosjes në Tiranë, 64-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detajet e plagosjes në Tiranë, 64-vjeçari në

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me sherrin e ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në Laprakë ku Elton Mergjyshi plagosi me thikë 3 persona.

Bëhet me dije se i plagosur rëndë ka mbetur Viktor Rrapollari 64 vjeç, ku thika i ka prekur zemrën dhe se aktualisht ndodhet në spital në gjendje të intubuar.

Sakaq, e lënduar ka mbetur dhe vajza e tij e cila ka plagosur vetëm pak dorën. I plagosur në kurriz ka mbetur dhe një italian i identifikuar si M.M, 47-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.03.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

sherr detaje tirane