TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2023, 15:47

I shpëtoi atentatit me eksploziv, flet Aldi Mustafa: Nuk e di kush fshihet pas ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti

I shpëtoi atentatit me eksploziv, flet Aldi Mustafa: Nuk e di kush fshihet

Aldi Mustafa, i cili i shpëtoi atentatit me tritol në Shkozet ndodhet në komisariat duke dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin. Mustafa, i cili njihet edhe si  miku i 'Rrumit të Shijakut' nuk pësoi dëme serioze, por pati vetëm gërvishtje të lehta.

Sipas informacioneve Mustafa ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni, lidhur me faktin se kush i ka vënë sasinë e eksplozivit në makinë.

Nuk e di kush e ka bërë”, mësohet të ketë thënë Mustafa.

Gjithashtu bëhet me dije se Aldi Mustafa kishte vetëm 3 muaj që sapo kishte dalë nga burgu pas ishte dënuar për armëmbajtje pa leje. Nga hetimet, rezultoi se nuk iu provua se armët që iu gjetën në makinë do t’i përdorte në një atentat të mundshëm sikurse u tha ditën që u arrestua.

tritol shkozet aldi mustafa

Lini një Përgjigje