
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shkatërrimi i bandës kriminale në Itali, ndërsa në pranga ranë 24 persona.
Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuar janë: 2 italianë dhe 16 shqiptarë, 5 marokenë dhe një tunizian. Sipas akuzave, të arrestuarit kryeninin trafik droge në territorin italian dhe zviceran. Ata akuzohen gjithashtu për ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni, grabitje dhe zhvatje.
Rrjeti i trafikut të drogës kishte bazën në zonën e Milanos, por ishte në kontakt të vazhdueshëm me Shqipërinë bëjnë me dije mediat italiane.
Arrestimet u kryen në provincat e Milanos, Brescia, Bergamo, Cremona, Lecco, Lodi, Mantua, Monza Brianza, Piacenza, Savona, Torino, Varese dhe Cosenza. Gjithashtu janë kryer 40 kontrolle për sekuestrimin e produkteve të veprimtarisë së trafikut të drogës.
Ndërkohë, në kuadër të operacionit janë sekuestruar 42 kg lëndë narkotike mes tyre heroinë, kokainë dhe hashash dhe 40 kg përzierës, 2 pushkë dhe 13 mijë eurosh cash.
Gjithashtu u identifikuan një apartament dhe një magazinë që përdoreshin si rafineri droge, si dhe disa apartamente dhe garazhe që shërbenin për ruajtjen e ngarkesave të drogës.
Lini një Përgjigje