TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2025, 09:51

Zbulohen 2 magazina me rroba firmato false, arrestohen 4 persona; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen 2 magazina me rroba firmato false, arrestohen 4 persona; zbardhen emrat

Grupi stamponte veshje të kontrabanduara me logo false të markave të njohura.

4 persona janë arrestuar nga policia pasi kishin ngritur dy magazina në fshatin Brrar, ku stamponin me logo false veshje të kontrabanduara.

Përveç katër të arrestuarve, 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, njëri prej tyre shtetas turk, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 4 punonjës.

Në dy magazinat stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false të markave të njohura ndërkombëtare. Ato ishin te pajisura me makineri për qepje, printim dhe stampim me logo false, të markave të njohura ndërkombëtare, të veshjeve dhe aksesorëve të dyshuar të kontrabanduar.

Gjatë operacionit, u arrestua konkretisht shtetasi Luan Haka dhe u shpall në kërkim djali i tij Lindion Haka, bashkadministratorë të njërës prej magazinave;

U arrestuan gjithashtu shtetasit Ali Bushati dhe Xhuljo Lecaj, bashkadministratorë të magazinës tjetër;

Në pranga ra edhe shtetasi Arjan Hida, qiradhënës i pronave, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi turk Ozkan Sulun, i cili koordinonte realizimin e këtyre veprimtarive kriminale.

U proceduan në gjendje të lirë 4 punonjës dhe u sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, operacioni policor i koduar “Fake Star 5”.

Zbulohen në Rrugën e Arbrit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.

Arrestohen 4 shtetas të implikuar në këto veprimtari kriminale.

Shpallen në kërkim 2, njëri prej tyre shtetas turk.

Procedohen në gjendje të lirë 4 punonjës.

Sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i administrimit të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të punës kundër kontrabandës dhe krimeve të tjera ekonomiko-financiare, se në Rrugën e Arbërit, në fshatin Brrar, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar finalizoi operacionin “Fake Star 5”.

Gjatë operacionit:

-u arrestua shtetasi L. H. dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi L. H., bashkadministratorë të njërës prej magazinave;

-u arrestuan shtetasit A. B. dhe Xh. L., bashkadministratorë të magazinës tjetër;

-u arrestua shtetasi A. H., qiradhënës i pronave;

-u shpall në kërkim shtetasi turk O. S., i cili koordinonte realizimin e këtyre veprimtarive kriminale;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit R. Gj., Z. H., Sh. M. dhe A. H., punonjës në këto magazina.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u konstatua se 2 magazinat ishin të pajisura me linja makinerish për qepje, printim dhe stampim me logo false, të markave të njohura ndërkombëtare, të veshjeve dhe aksesorëve të dyshuar të kontrabanduar.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje