Kronike 3 Mars 2024, 10:04

Zbulohen emrat, kush janë dy shqiptarët e kapur me 100 kg drogë në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen emrat, kush janë dy shqiptarët e kapur me 100 kg drogë

Janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar ditën e djeshme në Igumenicë me rreth 100 kilogramë drogë. Ata fillimisht tentuan t’i arratisen policisë greke me një automjet, por u ndaluan pasi u përplasën me një automjet tjetër të parkuar.

Sipas burimeve policore, gjatë ndjekjes një prej drejtuesve të operacionit ka hapur zjarr paralajmërues. Pasi kanë braktisur mjetin me 4 çantat me drogë, dy shqiptarët janë larguar me vrap, por më pas janë prangosur

Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Aristidhi Dalipi, 24 vjeç me kombësi shqiptare e shtetësi greke, ndërsa pasagjeri si Amarildo Omeri, 35 vjec nga Fieri.

Pronar i automjetit rezulton vëllai i Dalipit, shtetasi Dhionisios Lulëzim Dalipi, aktualisht i burgosur në Koridhalo.