TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2025, 22:57

Zbulohet identiteti i viktimës dhe dinamika e atentatit në Shkodër, i riu u qëllua jashtë një lokali

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet identiteti i viktimës dhe dinamika e atentatit në

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, ku një person mbeti i vrarë pas një breshërie plumbash. Viktima është identifikuar si Kristian Kola, 34 vjeç, i cili u qëllua për vdekje jashtë një lokali në qendër të qytetit, nga dy persona të maskuar që lëviznin me një motor të zi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, duke shkaktuar panik tek klientët dhe banorët përreth. Autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa forcat e policisë mbërritën menjëherë, rrethuan perimetrin dhe nisën kontrollet për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre.

Grupi hetimor ka nisur verifikimet për lëvizjet e viktimës dhe po analizon pistat kryesore që lidhen me aktivitetin e tij, për të zbuluar motivin e ekzekutimit. Burime policore thonë se nuk përjashtohet as pista e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale që veprojnë në zonë.

Ekzekutimi i Kristian Kolës në lokal, para syve të shumë qytetarëve, ka tronditur Shkodrën dhe ka rihapur debatin për rritjen e krimit të organizuar dhe klimën e pasigurisë në qytet. Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në vijim.

Lini një Përgjigje