
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme një apartament në lagjen nr.1 të Durrësit, pranë bregdetit. Flakët shpërthyen në katin e tretë të një pallati, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë nuk ndodhej askush, çka shmangu pasojat tragjike. Ekipet e zjarrfikësve mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe arritën ta neutralizojnë situatën, duke parandaluar përhapjen e flakëve në apartamentet e tjera të pallatit.
Megjithëse zjarri u izolua brenda një banese, gjithçka në brendësi është shkrumbuar. Ndërkohë, është ngritur grupi hetimor që po punon për të zbuluar shkaqet e zjarrit, nëse bëhet fjalë për defekt elektrik, pakujdesi apo shkaqe të tjera.
Banorët e zonës u alarmuan nga tymi dhe flakët, por falë ndërhyrjes së shpejtë, nuk pati të lënduar. Autoritetet pritet të japin më shumë informacion pas përfundimit të hetimeve.
Lini një Përgjigje