TAGS-AT E JAVËS

Kulture30 Qershor 2026, 10:17

55-vjetori i Universitetit të Korçës, Prof. Arsim Sinani nderohet me Çmimin “Fan S. Noli”

Shkruar nga Pamfleti
55-vjetori i Universitetit të Korçës, Prof. Arsim Sinani
Prof. Arsim Sinani

Prof. Arsim Sinani do të nderohet sot me Çmimin “Fan S. Noli”, një nga vlerësimet më të larta që jep Senati Akademik i Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë.

Çmimi do t’i akordohet në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 55-vjetorin e themelimit të universitetit, si vlerësim për kontributin e tij në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, bashkëpunimin akademik dhe promovimin e vlerave kombëtare në hapësirën mbarëshqiptare.

Ceremonia e ndarjes së çmimit do të zhvillohet me pjesëmarrjen e drejtuesve të universitetit, profesorëve, studiuesve dhe të ftuarve të tjerë, në kuadër të veprimtarive për përvjetorin e institucionit akademik.

55-vjetori i Universitetit të Korçës, Prof. Arsim Sinani

Lini një Përgjigje