TAGS-AT E JAVËS

Kulture28 Shkurt 2026, 09:22

Finalja e Sanremos, Ermal Meta mes pesë më të mirëve me “Stella Stellina”

Shkruar nga Pamfleti
Finalja e Sanremos, Ermal Meta mes pesë më të mirëve me
Ermal Meta

Sonte mbahet nata finale e Festivalit të Sanremos, ku mes pesë artistëve finalistë renditet edhe kantautori Ermal Meta me këngën “Stella Stellina”. Kënga është një dedikim për fëmijët e Gazës, të cilët përshkruhen si viktima të pafajshme të konfliktit Izrael–Palestinë.

Performanca dhe mesazhi i këngës kanë marrë vlerësime publike. Ikona e muzikës italiane, Adriano Celentano, është shprehur se Meta “e meriton fitoren”, duke vlerësuar tekstin dhe ndjeshmërinë e këngës.

Mbështetje për artistin me origjinë shqiptare ka shprehur edhe ministri italian Matteo Salvini, i cili e ka përgëzuar për integrimin e tij në Itali. Sipas Salvinit, janë të çmuar ata shtetas me origjinë të huaj që jetojnë e punojnë duke u integruar plotësisht në shoqërinë italiane.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, në finalen e kësaj mbrëmjeje publiku do të ketë mundësi të votojë vetëm për një artist.

Lini një Përgjigje