
Lajm i hidhur për botën e televizionit në Itali. Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare Maurizio Costanzo, gazetar, prezantues televiziv, autor dhe skenarist.
I lindur në Romë më 28 gusht 1938, Costanzo ka nënshkruar dhjetëra programe radiotelevizive dhe komedi teatrale. Ai arriti një popullaritet të madh në 1976, duke drejtuar emisionin e bisedave ‘Bontà loro’ në Rai.
Por emri i tij është i lidhur edhe me emisionin Maurizio Costanzo, i transmetuar që nga viti 1982 në Mediaset. Ndër programet e tij më të njohura, është edhe programi i së dielës.
Ai ka shkruar libra të shumtë si: ‘Chi mi credo di essere’, ‘E che sarà mai?’ (2006), ‘La strategia della tartaruga’ (2009), ‘Sipario!’ ‘50 anni di teatro’. ‘Storia e testi (2015)’, ‘Vi racconto l'Isis’ (2016)
Ai është i martuar me prezantuesen e famshme Maria De Filippin.