TAGS-AT E JAVËS

Kulture29 Janar 2026, 15:26

“Valsi i Luleve”/ Nata e Baletit Klasik në Teatrin “Petro Marko”, Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
“Valsi i Luleve”/  Nata e Baletit Klasik në Teatrin
“Valsi i Luleve”/ Nata e Baletit Klasik në Teatrin “Petro Marko”, Vlorë

Një mbrëmje magjike, e mbushur me elegancë, ndjeshmëri dhe art skenik, vjen në skenën e Teatrit “Petro Marko” në Vlorë, ku Trupa e Baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOBAP) ngjitet për t’i dhuruar publikut një përjetim të veçantë artistik.

“Valsi i Luleve” është një udhëtim koreografik që përfshin fragmente nga repertori i baletit klasik, të ndërthurura me elemente të gjuhës bashkëkohore të lëvizjes. Programi krijon një dialog të ndjeshëm mes traditës dhe modernes, duke ruajtur hijeshinë klasike dhe duke e pasuruar atë me shprehje të reja artistike.

Kjo natë e dedikuar baletit synon të sjellë pranë publikut vlonjat bukurinë, disiplinën dhe emocionin që ky art përcjell, duke e kthyer skenën në një hapësirë ku lëvizja, muzika dhe ndjenja bashkohen në harmoni të plotë.

Një mbrëmje që nuk duhet humbur nga dashamirësit e baletit dhe artit skenik. Shijojeni sonte, 29 janar, ora 19 në teatrin 'Petro Marko', Vlorë 

valsi i luleve petro marko vlore

Lini një Përgjigje