
Aktori i madh Sandër Prosi u vetëvra për shkak të artistes Nexhmije Pagarusha. Deklaratën e ka bërë mbrëmë në studion e “Top Story” në Top Channel gazetari Milaim Zeka.
Ai tha se ka parë dosjen e Ish-Sigurimit të Shtetit për Sandër Prosin, ku thuhet se ka kryer aktin e vetëflijimit në Prizren pasi është takuar me këngëtaren.
“Nexhmije Pagarusha ka qenë një nga gratë më të bukura që e ka dashur me shpirt Sandër Prosin. Ata janë takuar dhe vetëm pse janë takuar dhe kanë ndenjtur me njeri-tjetrin, sipas burimeve të mia, jo thashethemeve, por të dosjes, Sandër Prosi ka bërë vetëvrasje për shkakun e të madhes Nexhmije Pagarusha. Sandër Prosi ka bërë vetëvrasje në hotel Vollga. Ka ekzistuar një lidhje miqësie shumë e madhe mes Nexhmiije Pagarushës dhe Sandër Prosit, kjo është e dokumentuar”, deklaroi Zeka.
Sipas versionit zyrtar, aktori i madh shqiptar Sandër Prosi u vetëvra më 25 shkurt 1985 në Prizren, gjatë xhirimeve të filmit “Pranverë e hidhur”. Ai u hodh nga dritarja e katit të dytë të hotelit ku ishte i akomoduar ku gjeti vdekjen.
Megjithatë, prej vitesh kanë qarkulluar dyshime dhe polemika mbi aktin e Sandër Prosit.
Sipas njerëzve që e njihnin aktori ishte i lodhur psikologjikisht, vuante nga pagjumësia dhe ankthi, Ishte tepër i ndjeshëm dhe perfeksionist dhe kishte pakënaqësi profesionale dhe ndiente se nuk vlerësohej sa duhet.
Lidhja mes Sandër Prosit dhe Nexhmije Pagarushës ka qenë artistike dhe miqësore, por rreth saj kanë qarkulluar edhe thashetheme për një afeksion më të thellë, të cilat nuk janë konfirmuar kurrë zyrtarisht.
Kur është pyetur publilisht për Sandër Prosin, Pagarusha ka folur me respekt të madh, por vetëm kaq.
Sandër Prosi ka luajtur rreth 20 filma artistikë shqiptarë ku ndër kryesorët kanë qenë • “Tana” (1958) – një nga filmat e parë shqiptarë ku spikati; “Debatik” (1961); “Ngadhënjim mbi vdekjen”; “I teti në bronz” (1970); “Malet me blerim mbuluar” (1971); “Treni niset në shtatë pa pesë” (1981).
Nexhmije Pagarusha ishte një nga figurat më të mëdha dhe më të dashura të muzikës shqiptare, e njohur gjerësisht si “Bilbili i Kosovës”. Këngë më të njohura janë “Baresha” (kënga e saj simbol); “Mora testin”; “Ani mori nuse”; “Ç’u ngrit lulja në mëngjes”.
Komenti më pëlqen.Hapja e dosjeve?????Do ishte hapi i parë???Pastrimi i politilës??????Pastrim rrënjësor(bashk me informator???)Dhe të viheshin para drejtësis për krimet që kanë kryer????????Sot jan morra nëpër këmbët e cunguar Demokracisë Kurr politika në pushtet i shfrytëzon?????????????????Lufta e klasave vazhdon e maskuar.Sot po vuajmë pasojat.
Sandri vet ka qene bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit dhe sindroma e perndjekjes e shoqeroi tere jeten deri sa vrau veten ne Durres
Ky milaim zeka eshte anti shqipetar dhe mashtrues
Edhe unë nuk e kuptoj çka thotë ky tjetër sot e tjetër nesër
Vlleh qe punoi me vllehet
Sandër Prosi ishte artisti kulminant i Shqipërisë, gjigand i paarritshëm. Në regjimin komunist nuk të pyeste njeri se çfarë ishe. Njerëzit më të shquar e të mënçur punonin në institucionet më të rëndësishme të shtetit dhe kjo ndodhte edhe në sferën e sartit. Vlleh ishte por kurrë nuk e zuri në gojë. Ai punoi me zell dhe fitoi simpatinë e popullit dhe urrejtjen e të paaftëve që e kishin zili. Unë po, jam vlleh dhe krenar për sa vllehët kanë bërë për Shqipërinë, Ballkanin dhe Europën. Prandaj Roku me pseudonim, isha kurioz të të njihja me fytyrën e vërtetë nga afër e të më tregoje çfarë dije për Artistin e madh... Sinqerisht, Kristo
Vetem pyetja, a eshte hapja publikisht apo vetem për Milaim Zeken? Nëse është e verte pse Zeka bili numri e doses nuk e zbuloj, pse nuk na tha ku grinder dosja. Milaim Zeka bukur shpesh po I permed dosje we ai i ka pare. Një here kur e dyta sika ardhe deri te dosje vet. Nëse verte e ka keqyr dosje me trego si do te mundi dhe unë per vehte. Mu ka pergji: UNE E KAM PASSPORTIN EVROPIAN !!!
VLLEHET JANE LAKEJT E GREQISE
Me keqardhje,porn Sandër Prosi nuk është hedhur nga tenxherja në hotelin e Prizrenit,pormm në hapsirën e shkallëve në hotel Vollga në Durrës. Për të tjerat po e lejmë në dorë të Zekës.