Është zbuluar identiteti i autorit të atentatit mafioz të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Nga atentati humbën jetën 2 persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Rakip Gila është arrestuar në zonën e njohur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes.
Gilla qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të një tavoline, në një lokal në qendër të Shkodrës, ku ndodheshin Armando Pali dhe Erogen Vaso alias Brajoviç.
Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Erogen Vaso, i cili ka mbetur i plagosur.
Pas krimit është larguar nga lokali me një makine tip “BMË”. Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.
Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për t’u larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit është dorëzuar.

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me atentatin mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.
Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 08:50, shtetasi Rakip Gila dyshohet se ka qëlluar me armë automatike në drejtim të disa personave, duke shkaktuar një bilanc tragjik: dy të vrarë dhe dy të plagosur.
"Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Rëndohet bilanci i viktimave nga të shtënat me armë në Shkodër, ndërron jetë në spital një prej të plagosurve.
Burime bëjnë me dije se personi që ndërroi jetë është truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vasos (Brajoviç).
Autori i ngjarjes, i cili u vu në pranga vetëm pak minuta pasi kreu atentatin ka braktisur në vendngjarje motorin e tij dhe është larguar me një makinë.
Autori është përfshirë edhe në një aksident gjatë ndjekjes nga policia, por ka arritur të kalojë deri tek shinat e trenit në shtratin e lumit Kir.
Sakaq tre të plagosurit janë identifikuar si Erogen Vaso, një kameriere dhe një i njohur i Vasos, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Armando Pali.
Erogen Vaso alias Brajoviç dyshohet të ketë qendë shënjestra e atentatit që tronditi Shkodrën mëngjesin e kësaj të hëne me një të vrarë dhe tre të plagosur. Erogen Vaso alias Brajoviç, i cili mbeti i plagosur, është vëllai i Denis Bajri (Brajoviç).
Vaso është një emër i njohur në Shkodër për shkak se ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale. Emri i tij i Erogen Vaso doli në vitin 2023 në një dosje të SPAK si pjesë e grupit të Bajrave të Shkodër. Në atë kohë u lëshuan 14 masa sigurimi për akuzat vrasje me paramendim, grup të strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për vrasje, korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
Fillimisht ka qenë këshilltar bashkiak me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule. Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”. Por pas kësaj akuze, Erogen Vaso është “rehabilituar” duke iu futur politikës.
Ndërsa vëllai i tij, Denis Bajri (Brajoviç) u ekstradua nga Dubai më 23 korrik të këtij viti.

Një atentat mafioz ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në qendër të Shkodrës.
Një prej viktimave të këtij atentati ishte Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe sipas raportimeve ishte punonjës i IKMT në kryeqendrën e veriut.
Ndërkohë i plagosur ka mbetur Erogen Vaso alias Brajoviç, vëllai i Denis Bajrit. Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur edhe kamarieri i lokalit dhe një grua, që ishte kliente.
Policia ka arrestuar një person si autorin e dyshuar të krimit. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Rakip Gila, një emër i njohur për policinë. Gila u arrestua në tentativë për t’u larguar. Sipas raportimeve, autori i dyshuar ka hyrë brenda lokalit, ndërsa në kokë mbante një skafandër motori dhe ka qëlluar me breshëri.
Më pas ka tentuar të largohet me një automjet, duke lënë motorin në vendin e ngjarjes, por gjatë largimit është aksidentuar, çka duket se ka sjellë edhe arrestimin e tij.
Po kush është Rakip Gila?
Dy vjet më parë ai u arrestua nga policia, gjatë një operacioni në lagjen Partizani në Shkodër, ku u sekuestruan 7 jelekë antiplumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu, sende të tjera të kundraligjshme, si dhe sasi kanabisi. Ndaj Gilësn ë atë kohë u ngritën 3 akuza penale.
Sipas informacioneve paraprake, Pali është punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Shkodër, ndërsa më parë ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit.
Armando Pali është viktima e atentatit të sotëm në Shkodër me një viktimë dhe tre të plagosur.
Ky i fundit ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak më herët dhe aktualisht ishte punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Shkodër, ndërsa më parë ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit.
Shënjestra dyshohet se ka qenë Erogen Vaso i cili ka qenë bashkë në lokal me mikun e tij Armand Pali

Gruaja që ka marrë plagë gjithashtu ka qenë duke pirë kafe në lokal ku ndodhi ngjarja.
Armando Pali ka qenë këshilltar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës disa vite më parë. Erogen Vaso nuk është i panjohur për policinë. Emri i tij doli në vitin 2023 si i lidhue me grupin e Bajrave në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se një person ka rënë në pranga për atentatit në Shkodër. Ende nuk bëhet e qartë nëse është qitësi, apo bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Kanë dalë pamjet nga vendi i ngjarjes së atentatiit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë godinës së Bashkisë, ku sipas informacioneve paraprake është qëlluar me breshëri plumbash.
Nga të shtënat dyshohet për një viktimë dhe tre të plagosur. Viktima është identifikuar si Armando Pali, ndërsa i plagosur Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç (vëllai i Denis Brajoviç), si dhe një kamariere.
Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Një atentat mafioz ka tronditur Shkodrën mëngjesin e sotëm, ku një person ka humbur jetën dhe janë plagosur 3 të tjerë.
Sipas raportimeve, lidhur me krimin është arrestuar një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Personi që dyshohet se ka kryer atentatin është kapur në tentativë për t’u larguar, pasi qëlloi me breshëri kallashnikovi në drejtim të një tavoline, në një lokal në qendër të Shkodrës, ku ndodheshin Armando Pali dhe Erogen Vaso alias Brajoviç.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën në vendin e ngjarjes Armando Pali, ndërsa ka mbetur i plagosur Erogen Vaso.
Pali dhe Vaso ishin në të njëjtën tavolinë, ndërsa kishin miqësi mes tyre. Viktima raportohet se ishin punonjës i IKMT në Shkodër.
E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda pak sekondash, kur personi i armatosur ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar me breshëri.
Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Erogen Vaso, i cili ka mbetur i plagosur.
Armando Pali ka qenë këshilltar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës disa vite më parë. Erogen Vaso nuk është i panjohur për policinë. Emri i tij doli në vitin 2023 si i lidhur me grupin e Bajrave në Shkodër.
Gjithashtu si pasojë e të shtëna ka mbetur e plagosur edhe një grua që po konsumonte kafen në lokal, si dhe kamarieri.

Viktima është identifikuar si Armando Pali, ndërsa i plagosur Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç (vëllai i Denis Brajoviç), si dhe një kamariere.
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë godinës së Bashkisë, ku sipas informacioneve paraprake është qëlluar me breshëri plumbash.
Nga të shtënat ka humbur jetën një person, ndërsa janë plagosur tre të tjerë. Viktima është identifikuar si Armando Pali, ndërsa i plagosur Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç (vëllai i Denis Brajoviç), një grua dhe një kamarier.
Dyshohet se shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Vaso, i cili ka qenë bashkë në lokal me mikun e tij Armand Pali. Gruaja që është plagosur gjithashtu ka qenë duke pirë kafe në lokal ku ndodhi ngjarja. Armando Pali ka qenë këshilltar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës disa vite më parë. Erogen Vaso nuk është i panjohur për policinë. Emri i tij doli në vitin 2023 si i lidhur me grupin e Bajrave në Shkodër.
Mësohet se një person ka rënë në pranga për atentatit në Shkodër, ndërsa ende nuk bëhet e qartë nëse është autori, apo bashkëpunëtor në këtë ngjarje.
Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Shkodra është tronditur sërish nga vrasjet, ndërsa vetëm 4 ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri 34-vjeçari Kristian Kola. Ai është qëlluar për vdekje nga dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me një motor të zi dhe që arritën të largohen menjëherë pas ekzekutimit. I riu është qëlluar në ambientet e jashtme të një lokali.
Lini një Përgjigje