TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2025, 17:00

11 Maji, dorëzohet deputeti i PD: Nuk dua ta pranoj, por këto zgjedhje i fiton PS-ja!

Shkruar nga Pamfleti

11 Maji, dorëzohet deputeti i PD: Nuk dua ta pranoj, por këto zgjedhje

Deputeti Ferdinand Xhaferaj ka folur lidhur me zgjedhjet e 11 Majit. Teksa na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet, ai u shpreh se rezultati dihet tashmë dhe ky fakt sipas deputetit i bën këto zgjedhje më të shëmtuarat.

Xhaferaj u shpreh i bindur se mënyra e organizimit të PD-së e bën situatën të vështirë e si rrjedhojë PD-ja nuk e siguron dot rotacionin politik. Ai shton se këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste.

“Unë kritikën e bazoj në argument ndaj them se zgjedhjet në demokraci i karakterizon pasiguria që fituesi nuk dihet.

Ndryshe nga këto zgjedhje ku rezultati dihet dhe prandaj janë zgjedhjet më të shëmtuara që kam parë ndonjëherë.

Palët kanë hyrë në garë për interesa të kundërta, pra mënyra se si e djathta u konceptua dhe vendimmarrja që pati për këto 3 vite dhe për shumë gjëra të tjera është e formuar në atë mënyrë që nuk e siguron dot rotacionin.

Nuk kam dëshirë ta pranoj por këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste”, tha Xhaferaj për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje