Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim në një reagim në rrjetet sociale thotë se të gjithë qytetarët qytetarët shqiptarë duhet të ushtrojnë sot të drejtën e tyre themelore demokratike përmes votës.
Përmes një postimi në Instagram, ajo foton e “bexhit” të saj si vëzhguese në zgjedhjet e 14 Majit në vend, thotë se është thelbësore të respektohen ligjet për zgjedhjet, ku përfshihet edhe shit-blerja e votës.
Gjithashtu ambasadorja e SHBA-s u bën bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë rregullat dhe ligjet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.
"Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet për zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin.", shkruan Yuri Kim.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje