Këngëtarja e njohur Remzie Osmani ka ndarë një nga rrëfimet më të pazakonta që lidhen me jetën e saj personale dhe fëmijërinë.
Sipas historisë që ajo ka treguar, menjëherë pas lindjes në maternitet, stafi mjekësor e kishte ngatërruar me një foshnjë tjetër.
Megjithatë, ishte nëna e saj ajo që e kuptoi se foshnja që i kishin sjellë nuk ishte vajza e saj.
Pas këmbënguljes së saj, Remzia u identifikua dhe u rikthye pranë familjes.
Edhe pse ngjarja duket e pabesueshme, ajo është bërë e njohur përmes rrëfimeve të vetë këngëtares për momentet e veçanta të jetës së saj.
Lini një Përgjigje