TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2023, 19:39

14 Maji/ Korreshi: Mbështesim kandidatët e PD për këshillat bashkiakë, por jo dyshen Berisha-Meta

Shkruar nga Pamfleti

14 Maji/ Korreshi: Mbështesim kandidatët e PD për këshillat

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar nisjen e fushatës elektorale.

Në një intervistë për euronews albania, Korreshi është shprehur se mbështet dy kandidatët e dalë nga Primaret në Lushnje dhe në Divjakë.

Më tej, deputeti i PD, shtoi se ai dhe një grupim demokratësh kanë zgjedhur të mos e thellojnë më përçarjen ndaj mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike për këshillin, por jo kandidatët e Ilir Metës.

Ne kemi zgjedhur të ulim tonin përçarës midis njëri-tjetrit. Ne kemi vendosur të ndjekim kandidatët e dalë nga Primaret. Brenda Partisë Demokratike ne kemi nxjerrë një listë të Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, të përbërë nga demokratë, kryetar grupi, sekretarë dege, nënkryetar dege, që do vazhdojnë të mbështesin Partinë Demokratike. Për këtë kemi një arsye se pjesa tjetër, grupimi i Foltores, i Rithemelimit, bashkë me LSI-në, LSI ka marrë gati gjysmën e këshillit edhe pse nuk i ka aq vota”, u shpreh Korreshi.

14 maji deputet pd kandidate keshill berisha-meta

Lini një Përgjigje