Politike14 Prill 2023, 15:28

Manovrat e Celibashit me fletën e votimit, Azgan Haklaj: Koalicioni i turpit mbeti pa emër e pa vulë, Meta i tmerruar nga Escobari

Shkruar nga Pamfleti

Manovrat e Celibashit me fletën e votimit, Azgan Haklaj: Koalicioni i

Demokrati Azgan Haklaj ka reaguar ashpër për manovrat e sotme në KQZ me fletën e votimit. Në formatet që ka publikuar komisioneri Celibashi, koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk e ka emrin e kryetarit. Në fakt ka një përplasje se kush është kreu i këtij koalicioni, ndërkohë që “de jure” është Ilir Meta. Mirëpo edhe pse historikisht në fletën e votimit krah koalicionit është vënë emri i kryetarit të që drejton koalicionin, nuk ka ndodhur kështu këtë vit.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar Azgan Haklaj, i cili e lidh dhe me vizitën e zyrtarit të DASH, teksa ironizon dyshen Meta-Berisha.

Koalicioni Bashkë Fitojmë u ankua për vulën, por edhe pasi siguroi tre vula të Metajt, Dules, Nokës tek jeniçeri Celibashi mbeti edhe pa emrin e kryetarit. Populli ka një shprehje të urtë popullore: “Mos të humbët emri”.  Koalicioni Bashkë fitojmë mbeti pa kryetar! Meta i tmerruar nga Eskobari nuk ia dha emrin koalicionit të non gratës! Non grata e justifikoj këtë veprim se Metaj e di se koalicioni me emrin e Metajt nuk merr asnjë votë. Çfarë paradoksi! Pa emër e pa vulë. Koalicioni i turpit Sali$Metaj që mbeti anonim pa kryetar kërkon votat e popullit”, shkruan ai.

 

meta berisha haklaj koalicion