Politike11 Maj 2023, 11:59

14 maji, Igli Cara thirrje të rinjve: Mos e braktisni Durrësin!

Shkruar nga Pamfleti
14 maji, Igli Cara thirrje të rinjve: Mos e braktisni Durrësin!

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit, pak ditë para zgjedhjeve lokale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Cara i ka bërë thirrje të rinjve të mos e braktisin Durrësin, por të jetojnë në vendin e tyre.

"Kam qenë edhe unë djalë i ri në këtë qytet ku shumë gjëra kanë ndryshuar. Nuk kam menduar asnjëherë të largohem; kam dashur të jetoj e punoj në Durrës, të krijoj familjen time këtu dhe jam munduar me gjithçka që Durrësi të jetë një qytet më i mirë.

Sot kam nevojë më shumë se kurrë për këta të rinj të cilët i dua pranë vetes, që së bashku të punojmë për Durrësin, sepse dua që këta, e ardhmja jonë, mos ta braktisin Durrësin, por të jenë pranë prindërve të tyre, në shtëpitë e tyre, në vendin e tyre."-shkruan Cara në Facebook. 

igli cara 14 maji