Politike11 Maj 2023, 10:38

Rriten tensionet në Himarë: ‘Boom’ telefonatash në emër të spiunazhit grek

Shkruar nga Pamfleti
Rriten tensionet në Himarë: ‘Boom’ telefonatash në
Fredi Beleri dhe Gjergji Goro

“Do ua bëjmë si Jorgoja, që e bëmë Gjergj”, u thonë në telefonatat anonime, duke kujtuar aktin e vitit 2017, kur ministri i Brendshëm grek i qeverisë së Alexis Tsipras, i hoqi shtetësinë helene kryebashkiakut të Himarës.

Në Himarë janë rritur tensionet kur jemi vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Çdo ditë e më shumë po plotësohet puzzle, që tregon se kandidati Fredi Beleri nuk përfaqëson thjesht dyshen Berisha-Meta, por ka një support të fortë të qarqeve greke të lidhura me ‘deep state’-in e Athinës.

Në kryeqytetin grek, janë bërë gati autobusët që do të mbërrijnë të shtunën në Himarë, të mbushur me emigrantë që do të sillen për të votuar, si edhe për të kryer një skenar protestash në rast kontestimi.

Ndërkaq, siç bëjnë të ditur banorë të Himarës, në grupin e atyre që konsiderohen si votues të pakënaqur me Jorgo Goron, ka pasur presione që nuk pushojnë asnjë orë.

Telefonata me numra të greqisë kërcënojnë se do t’u heqin shtetësinë e letrat greke, të gjithë atyre që kanë përfituar gjatë 30 viteve, por edhe fëmijëve të tyre.

Në telefonatat kërcënuese, u thonë se flasin në emër të shërbimit sekret grek, duke përdorur kodet e njohura, me të cilat qarqet ekstremiste operojnë prej vitesh.

“Do ua bëjmë si Jorgoja, që e bëmë Gjergj”, u thonë në telefonatat anonime, duke kujtuar aktin e vitit 2017, kur ministri i Brendshëm grek i qeverisë së Alexis Tsipras, i hoqi shtetësinë helene kryebashkiakut të Himarës. E ku në motivacionin për këtë akt thuhet se Jorgo Goro ka ndryshuar shtratin etnik të Himarës, duke sjellë banorë me etni shqiptare në fshatrat e bregut. Akuzë që nuk ka fare lidhje, pasi pjesë e bashkisë së Himarës që prej vitit 2017 është edhe krahina e Kuçit, e cila së bashku me Kurveleshin përbëjnë Himarën prej shekujsh.

Në fakt, dyshohet realisht në një implikim të strukturave të nëntokës greke, pasi ata prej vitesh financojnë një numër faqesh në rrjetet sociale, që përveç se flasin për Himarën si qendër helenizmi, sulmojnë çdo himariot që konsiderohet si shqiptar.

Përmes një numri prej 20 faqesh në fb, në gjuhën greke, kanë nisur të sulmojnë dhe të kërcënojnë anëtarë të PS nga Himara dhe familjarët e tyre.

Në kërcënime përfshihen paralajmërime për heqjen e dokumenteve greke,

Ndërkaq, u është thënë se emrat e tyre kanë shkuar në të gjitha pikat kufitare greke, ku policët do të ndalojnë hyrjen dhe daljen e kollajtë, duke i vendosur një shënim të kuq si problematikë.

Në pikat kufitare greke punojnë prej vitesh policë që janë afër me qarqet e Agimit të Artë apo edhe sillogjet ekstremiste që kanë zyra në qytetet kryesore si Athinë, Janinë, Selanik, Patra, Veria etj.

Kërcënimet më të egra vijnë nga zyra të posaçme në Qipro në të cilat janë rezidentë filogrekë aktivë dhe të përfshirë vullnetarisht në dhënie informatash për shërbimet inteligjente dhe seksionet e posaçme që mbulojnë të ashtuquajturën kauzë të Vorio- Epirit"

Beleri me stafin e tij gjatë dy ditëve të fundit në fshatrat e Himarës ka nisur të shpërndajë kërcënime të hapura ndaj patriotëve dhe votuesve të shumtë kundër tij.

Në takimet me grupe dhe individë agresivë ai shprehet se: - Ne do ta fitojmë Himarën se kemi mbështetjen e forcave dhe trimave që do të na vijnë nga Greqia, duke nënkuptuar sjelljen e mercenarëve grekë. Këto kërcënime janë denoncuar në polici nga PS-ja e Himarës, por edhe në misionin vëzhgues të OSBE-ODIHR-it. / Pamfleti

 

himara tensione fredi beleri gjergji goro spiunazhi grek zgjedhjet vendore