Politike 8 Maj 2023, 21:15

14 Maji/ Ilir Meta optimist: Fitore e padiskutueshme në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

14 Maji/ Ilir Meta optimist: Fitore e padiskutueshme në Tiranë,

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se opozita do të arrijë fitore të padiskutueshme në 14 Maj në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

I ftuar në emisionin Çim Peka Live, Meta tha se Rama në Sarandë do të dalë i treti. Sipas tij, në zgjedhjet parlamentare të 2021, opozita nuk humbi, por u shit.

“Është e padiskutueshme fitorja në Tiranë, Durrës, Elbasan. Është një histori e përfunduar. Kam bindje dhe për Pogradecin dhe Korçën. Në Sarandë, kandidati i Ramës do të dalë i treti. Opozita nuk ka humbur në 2021 por ishte e shitur. Opozita ka qenë e tradhëtuar ndërkohë që tani është një garë e vërtetë”, tha Meta.

ilir meta tirane durres fitore 14 maj