Politike19 Prill 2023, 10:35

14 Maji/ Shefja e ODHIR takim me Alibeajn në selinë e PD-së

Shkruar nga Pamfleti
14 Maji/ Shefja e ODHIR takim me Alibeajn në selinë e PD-së
Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover

Ditën e sotme Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover ka mbërritur në selinë e PD ku do të zhvillojë një takim me kreun e komanduar të kësaj force politike, Enkelejd Alibeaj.

Glover u prit në hurje të selisë së re të PD-së nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Takimi ka nisur në orën 10:00, në selinë e PD, dhe vjen pas takimeve që shefja e misionit të ODHIR pati në fillim të kësaj jave me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Berisha.

Në fokus të takimeve janë zgjedhjet e 14 majit, evidentimet e problematikave dhe mbarëvajtja e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Në konferencën e parë për shtyp  kur mbërriti në Tiarnë, kryevëzhguesja e zgjedhjeve pati deklaruar se çfarë ndodh përpara dhe pas zgjedhjeve është e rëndësishme po aq e rëndësishme sa vetë dita e zgjedhjeve, ndërsa  sa takon zbatimit të  ligjit varet  nga vullneti  i partive politike për ta zbatuar atë.

audrey glover alibeaj