
Në 21-vjetorin e krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ndarë një videomontazh përkujtimor, ku në qendër të vëmendjes është Ilir Meta, themeluesi i partisë. Në urimin e saj në rrjetet sociale, Kryemadhi nënvizon sfidat dhe betejat e fituara ndër vite, duke e quajtur këtë nismë si “të guximshme, të lirë dhe të sinqertë”, me qindra të rinj që besuan në “një realitet të ri dhe të vërtetë”.
“Edhe aty ku rrëzoheshim, ngriheshim me dinjitet”, shkruan Kryemadhi, ndërsa përshëndet me fjalët “Urime ditëlindjen LSI-sta”, një term tashmë jashtë përdorimit politik që nga ndryshimi i emrit të partisë në vitin 2022.
Por përtej pamjeve simbolike dhe fjalëve festive, realiteti i kësaj force politike është i ndryshëm. LSI nuk ekziston më si entitet formal; në Konventën e vitit 2022, ajo mori emrin “Partia e Lirisë”, ndërsa të gjitha forumet u shkrinë në një strukturë të re. Në krye të saj qëndronte sërish Ilir Meta, i cili sot ndodhet në paraburgim nën akuzat për korrupsion, pas arrestimit në tetor të vitit të kaluar.
Ndryshimi më i dukshëm, përveç emrit dhe logos, është ndarja e dy figurave kyçe që e udhëhoqën këtë parti për gati dy dekada. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë firmosur divorcin këtë vit, duke i dhënë fund jo vetëm një partneriteti personal, por edhe politik.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje