TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2026, 12:21

"3 vite që shmang interpelancat", Bardhi-Ramës: Prokurorisë nuk i thua dot do vijë Erjona Ismaili në vendin tim

Shkruar nga Pamfleti
"3 vite që shmang interpelancat", Bardhi-Ramës:
Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar praninë e Kryeministrit Edi Rama në seancën plenare për interpelancën e thirrur nga deputetët e opozitës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi akuzoi kreun e qeverisë se po i shmanget përgjegjësisë parlamentare duke deleguar interpelancat tek përfaqësues të tjerë, të cilët sipas tij nuk kanë kompetencën dhe përgjegjësinë për t’iu përgjigjur çështjeve të ngritura nga opozita.

Deputeti demokrat argumentoi se Kushtetuta parashikon detyrimin e kryeministrit dhe ministrave për t’u paraqitur në interpelancë, ndërsa theksoi se nuk ekziston asnjë bazë ligjore që lejon delegimin e këtij detyrimi.

“Është e disata interpelancë që opozita therrët Ramën dhe kryeministri ia delegon personave pa kompetencë dhe përgjegjësi.
Kushtetuta sanksionon detyrimin e kryeministrit dhe ministratve të paraqiten në interpelancë.
Nuk ka asnjë nen që i jep të drejtën e delegimit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies së kryeministrit.
Është njëlloj sikur të të thërrasë prokuroria dhe ai të çojë Erjona Ismaili, Nuk e bën dot, e njëjta gjë është edhe kjo.
Ne nuk pranojmë të zhvillojmë interpelancë me persona që nuk e kemi kërkuar, kryeministri duhet të vijë të japë llogari. Ka të paktën 3 vite që Rama refuzon çdo interpelancë”, tha ai.

Bardhi theksoi se opozita nuk do të pranojë zhvillimin e interpelancave me përfaqësues të deleguar, duke këmbëngulur se vetë Kryeministri duhet të paraqitet në Kuvend për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave për llogaridhënie të deputetëve.

Lini një Përgjigje