TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2026, 11:38

"Rama antimiting në Vlorë"/ Balla i përgjigjet Berishës: Kemi ditëlindje, por s’të ftojmë dot

Shkruar nga Pamfleti
"Rama antimiting në Vlorë"/ Balla i përgjigjet
Balla i përgjigjet Berishës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me organizimin e një aktiviteti në Vlorë gjatë ditës së nesërme.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla hodhi poshtë pretendimet e Berishës se Partia Socialiste po organizon një antimiting përballë protestave qytetare, duke theksuar se bëhet fjalë për aktivitetet festive në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PS-së.

Ai e cilësoi si diversion pretendimin e Berishës se në Vlorë do të zhvillohet një antimiting, duke shtuar se aktiviteti i planifikuar është një festë e organizuar nga socialistët.

“Zoti Berisha të shoh që insistoni me padurim që të merrni pjesë në festat e 35 vjetorit të PS. Ne kemi një kalendar të parashikuar te festave tona, sigurisht që ju nuk mund të jeni i ftuar në ditëlindjet e PS as në Vlorë, as Tiranë dhe asgjëkundi. Ne jemi kemi mundur 15 herë nga 20 beteja elektorale. Me Edi Ramën kryetar të PS ju kemi mundur 8 herë rresht, do ju mundim përsëri pas një viti, do ju mundim edhe në 2029. Prandaj diversionin tënd se nesër në Vlorë paskemi antimiting, ne kemi  një festë ditëlindje dhe populli i Vlorës është kryeqyteti i PS. Bëni mirë që të vini mend se nuk po ju kupton askush”, tha Balla.

 

balla i përgjigjet berishës "rama antimiting në vlorë

Lini një Përgjigje