Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet se qëndrimi i gjatë në pushtet sjell më shumë korrupsion.
Rama deklaroi se në historikun e SPAK rezultojnë 10 akuza për korrupsion, 16 për shpërdorim detyre dhe 15 për pabarazi në tenderë. Sipas tij, 85% e këtyre çështjeve i përkasin dy mandateve të para të qeverisjes socialiste, çka, sipas logjikës së tij, tregon se lufta kundër korrupsionit është intensifikuar me kalimin e viteve. Ai shtoi se shumë raste lidhen me problematika të trashëguara nga e shkuara.
Kryeministri ndaloi edhe tek hetimet për ngjarjen e 21 Janarit, duke nënvizuar se ende nuk ka një përgjigje përfundimtare për viktimat e asaj dite.
“Mua më duket sikur nuk shkon që sa më shumë u luftonka korrupsioni, aq më shumë korrupsion paska. Për më tepër për të dhënë për ata që na kanë zgjedhur, një pasqyrë për të parë realitetin, në historinë e SPAK ka vetëm 10 akuza për korrupsion. 16 për shpërdorim detyre, 15 për pabarazi në tenderë. Flas akuza, nuk flas dënime, tani çfarë është e rëndësishme në këto të dhëna. 85% e rasteve i përkasin mandatit të parë dhe të dytë. Një logjikë e thjeshtë të thotë se nuk është se sa më shumë ne rrimë në qeveri ka korrupsion, po sa më shumë që ne jemi në qeveri, aq më shumë luftohet me korrupsionin.
Aq më shumë janë edhe rastet të cilat dalin nga varret e të shkuarës, përtej paradoksit dhe nuk rri pa e thënë jashtë tekstit, që 4 varre të vrarësh, janë ende në kërkim të drejtësisë, por nuk ka ngut për të bërë kontrolle banesash, që s’ka nevojë të bëhen në këtë rast, as për të ngritur akuzë për arsye që gjithkush mund ti marrë me mend, por ne nuk i dimë faktikisht se cilat janë. Fakt tjetër është që Shqipëria renditet nga KE, në endin e parë në rajon për integritetin e prokurimeve publike”, tha Rama.
Ti I vrave!juve lajmeruat te vinin nga jashte shtetit dhe te Benin gjullurdira ne shqiperi qe te merrje ti pushtetin!aq doje sa te merrje qeverine,dhe e dije vet ti pastaj SE c'do beje!dhe ke qe ne 2013 qe Po I beni gropen shqiperise,por nuk do shpetoni nga drejtesia,ta dini!