
Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, shpërndahet baza materiale
Pesë bashki të vendit do të votojnë nesër për kryebashkiakët e rinj; një proces që përfshin 334.539 zgjedhës në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00, sipas përcaktimit të Kodit Zgjedhor për periudhën tetor-nëntor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar shpërndarjen e materialeve zgjedhore, ndërsa kutitë e votimit janë dorëzuar këtë të shtunë në të gjitha KZAZ-të përkatëse.
Në Vlorë, ku janë 232 qendra votimi dhe 171.895 zgjedhës, gara zhvillohet mes Brunilda Mersinit së Partisë Socialiste, Dionis Sotës të mbështetur nga PD, dhe Gjergj Nikës i pavarur. Në Berat, me 82.161 votues dhe 116 qendra, përballja është mes socialistit Ervin Ceca dhe Pavlo Shkarpës. Mati ka 29.092 zgjedhës që do të votojnë në 47 qendra, ku garojnë Altin Bojni (PS), Suzana Pasha (e pavarur, zyrtare e PS-së) dhe Eduart Brahilika, i mbështetur nga opozita.
Në Cërrik, 38.724 votues do të zgjedhin mes Florenc Dokës (PS), Amarildo Hoxhës (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Eligert Himës nga “Lëvizja Shqipëria Bëhet”. Në Tepelenë, ku janë 12.667 qytetarë me të drejtë vote në 22 qendra, përballen socialisti Gramoz Sako dhe i pavaruri Gabriel Guma.
Këto zgjedhje të pjesshme vijnë pas largimit të pesë kryebashkiakëve që morën poste në qeveri apo mandate deputeti; mes tyre Andis Salla i Cërrikut, që u emërua ministër. Fushata zgjedhore kaloi pa shumë protagonizëm politik dhe pa mitingje, ndërsa partitë e mëdha shmangën përfshirjen e drejtëpërdrejtë.
Partia Demokratike nuk ka kandidatë zyrtarë me logon e saj, por strukturat lokale kanë mbështetur disa kandidatë të pavarur. Kjo situatë pritet të testojë ndikimin real të PS në terren dhe aftësinë e opozitës për të mbledhur vota jashtë skemës formale të partive. Por gjithashtu zgjedhjet tregojnë dorëzimin e PD, pasi nuk arriti të nxjerrë kandidat.
Nëse Erion veliaj nuk do të kishte shkuar në Kushtetuese, sot do të kishim zgjedhje në Tiranë. Por plani i Edi Ramës dhe Sali Berishës dështoi, pasi të dy deshën ta eliminoni politikisht Veliajn. Mirëpo në momentin që doli në skenë Florjan Binaj, të dy u bënë pishman. Në sondazhe Binaj shihej “kokë më kokë” me Manastirliun dhe mund të fitonte. Por fitoja e tij ishte një goditje e madhe si për Edi Ramën ashtu dhe për Berishën. për Ramën, humbja e Bashkisë së Tiranës mund të sillte zgjedhje të parakohshme. Ndërsa për Berishën, fitorja e Binajt do të thoshte se ai është arsyeja që PD nuk fiton, pasi nëse gjen njerëzit e duhur mund ta mundë PS-në. Por me anulimin e zgjedhjve të dy janë shumë të kënaqur, si Rama ashtu dhe Berisha. /Pamfleti
Ne qoftese mbehete zgjedhje per deputete 1 fiton partia socialiste 2 monarkia 3 shoqata qemal stafi 3 2 prilli 90 4 partia pronare 5 partia konservatore 6 partia 26 maj 96 7 partia lidhja Lezhe 8 partia ylli bufi 9 partia persekutuar 10 partia punëtore 11 partia ora shqiperise 12 8 nentor 1940 13 partia Alfredo moisiu 14 parti memedheu 15 partia opozitare 16 partia vizion ametaj 17 luzim basha 18 partia komitete 17 partia fashiste 19 partia kastrio Islami 20 partia besa shqiptari 21 partia Adriatik lapa 22 partia dua babe 23 partia sander leshi 24 partia papune 24 partia barazia gjinore 25 partia liberale partia Agron shehaj