
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk i ndahet Lulzim Bashës.
Teksa foli për një skenar politik të ideuar nga Yuri Kim, Kryemadhi u shpreh se Basha është i vetmi politikan që ndaj tij nuk ka një hetim pasuror për pasurinë.
“Ai është i vetmi politikan që ka 23 milionë dollarë turnover, kompania e kunatit të tij nga bizneset shqiptare. Nuk kemi hetim pasuror”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi gjithashtu akuzoi Bashën si kryetarin e vetëm partie që ka 540 milionë dollarë të ardhura nga offshoret ruse me llogari, duke theksuar mungesën e hetimeve nga SPAK.
“Ka një skenar. Loja e Yuri Kim ishte që të krijonte klasën e re politike. Erion Veliaj nga PS dhe Bashën nga PD. Arrestimin e Berishës dhe Metës. Padinë për Ballukun e ka bërë Basha. Në varrimin e Fatos Nanos erdhi edhe Basha. Ai është i vetmi politikan, i cili ka 23 mln dollarë turnover, kompania e kunatit të tij nga bizneset shqiptare. S’kemi hetim pasuror. Është i vetmi kryetar partie që ka 540 mijë dollarë të ardhura nga offshoret ruse me llogari. Por nuk kemi hetim. SPAK-ut i kanë ardhur faturat për GSIS, dhe ka dalë siç ka thënë LSI.”, tha ajo në emisionin ‘Kjo javë’.
Gjithe ky krim e plaqkitje, gjithe keta kriminel hajdut, seicili me i zi se tjetri...injoruane e debuane jashte popullin tash e 35 vite... A ka kush ti ndali keta kriminel antishqiptar? A ka bá nána shqiptare naj djal a vajze qe do ti printe ketij populli?