TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2026, 18:49

8 orë debate dhe përplasje në seancën e Ilir Metës, SPAK “gozhdon” ish-presidentin me fakte e prova për aferat

Shkruar nga Pamfleti
8 orë debate dhe përplasje në seancën e Ilir Metës,
Ilir Meta & Prokurori Sotir Kllapi

Përplasje mes Ilir Metës dhe prokurorit Sotir Kllapi...

Gjykata e Posaçme nuk ka ende një vendim nëse do të kalojë për gjykim apo jo dosjen në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe të akuzuarve të tjerë. Në gusht të vitit që lamë pas, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë, por ende vijojnë zvarritjet.

Sot ishte Prokuroria e Posaçme që bëri parashtrimet, ku mësohet se seanca zgjati afro 8 orë. Organi i akuzës ka arritur të lexojë deri më tani rreth 130 faqe, ku kanë mbetur edhe 100 të tjera, të cilat do të lexohen në seancën e ardhshme. Më pas do të jetë fjala e mbrojtjes dhe në fund gjykata do të vendosë nëse do të kalojë apo jo për gjykim dosja. Mësohet se prokurori Sotir Kllapi ka paraqitur prova dhe fakte mbi aferat e ish-Presidentit, duke shkaktuar edhe debate në seancë.

Më herët, ishte edhe avokati mbrojtës i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili dha detaje nga përplasjet.

Ka pasur një tension mes zotit Meta dhe zotit Kllapi. Kllapi ka qenë i vetëm, nuk është paraqitur Kraja dhe Dumani. Pasi ka relatuar ka qenë i pasaktë, qoftë në data, qoftë në momente të ndryshme kohe. Kjo ka bërë që ne të irritoheshim dhe ta ndërprisnim herë pas here. Ne jemi në seancë paraprake që duhet të shikojë veprimet proceduriale. Në momentin kur ata mashtrojnë, si në rastin e lobimit kur në fakt Meta nuk ka firmosur asnjë dokument...

Ata relatojnë fakte të cilat interpretojnë dhe prokurori tha: ‘Unë do t’i relatoj, por këto nuk janë prova’. Ne duam akuzat konkrete për zotin Meta, Kryemadhin etj. Si mund të vijë prokurori pa listën e provave?! Ne irritohemi ndaj çdo paqartësie që prokurori bën në relatimin e tij”, sqaroi avokati.

Ndërkohë, SPAK ka shtuar “arsenalin” e dyshimeve të ngritura ndaj ish-Presidentit të Republikës, pasi mes provave ka dhe një letër-porosi të mbërritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Struktura e Posaçme pretendon të ketë zbuluar një shumë të re prej gati 280 mijë dollarësh amerikanë, të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe që lidhen me ish-Presidentin, nën akuzë për 3 vepra penale. Bëhet fjalë për kontratën e konsulencës me kompaninë GSIS, që i shtohet shumës fillestare për të cilën ishte ngritur akuza.

Sipas akuzës, Meta akuzohet për korrupsion në 3 raste të ndryshme, 2 prej të cilave i ka kryer në bashkëpunim. Ish-Presidenti akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Pirro Xhixho akuzohet gjithashtu për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, të kryer në bashkëpunim.

Kurse mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.  /Pamfleti

 

6 Komente

  1. P
    Populli

    Ilir Meta me duket rri ne burg se nuk çon valixhen me miljarda te Perandoria, kushedi sa miljarde € i kane kerkuar. ????????????, ja zbrazen xhepat Keta politikanet tane vjedhin popullin - Perandoria rrjep keta nga parate. Bota rrumbullak o Ilir xhani, ka gjithnje nji hundlesh ku i lan gjynahet

    1. C
      Celsi

      Ti konfiskohet pasuria ky eshte denimi me i madh, per kete plehre .

      1. P
        Populli

        Ja merr leket Ameriqia e Sorrosit, ka ca ustallare atje, qe nuk i ze gjumi pa i marre edhe qindarken e fundit. Atje i çojne valixhet keta kellirat tane.

      2. A
        Ai tipi

        Do paguaje haraç mujor derisa t’ja lene çeshtjen gjithe arna e mangesira per ta patur gati strazburgu ta rrezoje.. Kushedi sa milione euro ne muaj i paguan te gjatit dhe bishtave qera per qeline koklopa. Shto dhe ato qe i mer baba i zenit e gites per t’i “ruajtur” pasurite me emra te trete… keq hesapi

        1. B
          Benet moçka

          Të konfiskohet ti këthehen pasurit shtetit. Dënimi pa konfiskim është zero ska anjë vler.

          Lini një Përgjigje