TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Nëntor 2025, 08:15

81-vjetori i Çlirimit, Rama uron shqiptarët për 29 Nëntor 

Shkruar nga Pamfleti

81-vjetori i Çlirimit, Rama uron shqiptarët për 29

Kryeministri Edi Rama, ka uruar 81 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat gjermane, nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Facebook".

“MIRËMENGJES dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”, shkroi Rama.

Shqipëria u çlirua nga forcat fashiste dhe naziste më 28 nëntor 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi që nisi me agresionin fashist italian më 7 prill 1939. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtën e vitit 1943, vendi ra nën kontrollin e gjermanëve.

Lufta për çlirim kulmoi në nëntor të vitit 1944. Tirana u çlirua më 17 nëntor të atij viti, ndërsa Shkodra dhe zona veriore më 29 nëntor, duke shënuar fundin e pushtimit gjerman në të gjithë vendin.

Shqipëria mbetet i vetmi vend në Ballkan që arriti të çlirohej kryesisht me forcat e veta, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit u ndihmuan nga Ushtria e Kuqe.

81-vjetori i Çlirimit, Rama uron shqiptarët për 29

Lini një Përgjigje