TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 16:29

A do të kandidojë Ilir Alimehmeti për Bashkinë Tiranë? Përgjigjet Berisha

Shkruar nga Pamfleti

A do të kandidojë Ilir Alimehmeti për Bashkinë Tiranë?

Pas propozimit të Edi Ramës për Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, vëmendja u përqendrua menjëherë tek përgjigjja e opozitës. Emri më i përfolur nga mbështetësit e PD-së është ai i mjekut Ilir Alimehmeti; por a do të jetë ai sfidanti kryesor i së majtës?

I pyetur drejtpërdrejt nëse Alimehmeti do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk dha një konfirmim, por as e mohoi mundësinë. “A më shkon mua të avancoj pa një diskutim, por vetëm nga mendja ime. Nuk mund ta bëj”, u shpreh Berisha, duke lënë të hapur skenarin e një vendimmarrjeje kolegjiale në kampin blu.

Ndërkohë, ai sulmoi ashpër zgjedhjen e Ramës, duke e cilësuar Manastirliun si “korba e Covid”, një referencë e drejtpërdrejtë ndaj menaxhimit të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë. “PD ka figura të shquara për t’ia paraqitur qytetarëve të Tiranës, që mishërojnë çdo vlerë përballë një personi që është simbol i zi për Tiranën dhe kombin”, deklaroi Berisha.

Lini një Përgjigje