
Kjo kërkesë vjen pak orë pasi kryeministri Edi Rama dha urdhër për ta shkarkuar nga posti i kreut të bashkisë Tiranë.
Kryebashkiaku ende në detyrë i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka kërkuar për herë të dytë lirinë në Gjykatën e Lartë.
Kjo kërkesë vjen pak orë pasi kryeministri Edi Rama dha urdhër për ta shkarkuar nga posti i kreut të bashkisë Tiranë.
Këtë herë, kryebashkiaku, i izoluar në paraburgim prej 10 shkurtit, kërkon të shfuqizojë vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 8 qershor, që e la në fuqi masën shtrënguese ndaj tij.
Sipas të dhënave zyrtare nga Gjykata e Lartë, Kolegji Penal që do të shqyrtojë kundërshtimin e Veliajt do të relatohet nga gjyqtarja Albana Boksi.
Bashkë me kryebashkiakun, në të njëjtën çështje kërkon ndryshim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” edhe biznesmeni Elman Abule.
Referuar dosjes së depozituar nga SPAK, kryebashkiaku Veliaj akuzohet për pesë vepra penale: “korrupsion”, “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë”, “futje të sendeve të ndaluara në burg”, si dhe “shpërdorim detyre”, të konsumuara veçmas në 13 episode kriminale.
Veliaj ndodhet në qeli prej disa muajsh, si person nën hetim nga SPAK për një çështje të lidhur me korrupsion dhe abuzim me detyrën.
Njoftimi i gjykatës:
Nr.Çështjes: 61014-00538-00-2025
Tipi i çështjes: Çështje Penale
Dorëzuesi: ERION VELIAJ
Daa e regjistrimit: 10/09/2025
Inicializuar: Rekurs
Titulli i çështjes: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR
Ardhur prej: Gj. Pos kundër Korrupsionit Krimit Org, Shk e Parë
Objekti i padisë/akuzës: Informacioni dy mujor per zbatimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg” per personin nen hetim Erion Veliaj dhe per zbatimin e mases se sigurimit “Arrest ne shtepi” per personin nen hetim Elman Abule, lidhur me hetimet paraprake per procedimin penal Nr.27, te vitit 2024 te Prokurorise se Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.
Baza ligjore: Neni 248 i K.Pr.Penale.
Statusi i çështjes:Në Proçes
Palët
Kërkues: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR
Person nën hetim: Erion Veliaj RION VELIAJ
Person nën hetim: Elman Abule
Lini një Përgjigje