Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mabjtur një konferencë për mediat. I pyetur nëse PD do të shkojë në parlament, Berisha tha se do të marrë vendimet përkatëse, teksa theksoi se është e sigurt se zgjedhjet nuk do i njohë.
Kryedemokratike shtoi se betejën për mosnjohjen e zgjedhjeve PD do ta bëjë kudo, përfshirë edhe Parlamentin.
Pjesë nga diskutimi me gazetarët:
Pyetje: A do të shkojë PD në parlament
Sali Berisha: Po afrohet momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse, një gjë është e sigurt që PD këto zgjedhje nuk do ti njohë kurrë.
Unë deklaroj këtu se çdo shqiptar, çdo opozitar që mendon se mund të tolerohen këto zgjedhje, bëhet bashkë autor në këtë mega krim elektoral dhe shkelmon mbi idealet e lirisë. Kam përshtypjen se shqiptarët do ti përgjigjen në mënyrën më të fuqishme kësaj farse që zhvilloi Edi Rama më 11 maj
U përket shqiptarëve dhe opozitës të ngrihen me gjithë fuqinë e tyre, të gatshme për çdo betejë për rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.
Pyetje: A do ta bëjë këtë betejë edhe në parlament?
Sali Berisha: PD do ta bëjë këtë betejë kudo. Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë.
Lini një Përgjigje