
“Babi i Zenit" ka qenë fraza e përdorur nga Gazment Bardhi në çdo përballje me deklaratat ku akuzohej nga Berisha për 'vrasjen' e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Për këtë Bardhi është pyetur ditën e sotme nga moderatorja Fiori Dardha e emisionit 'Breaking', a është Berisha më ‘Babi i Zenit’ dhe ‘Non Grata’.
Bardhi u shpreh se marrëdhënia me ndërkombëtarët është më e rëndësishme se ajo me Sali Berishën ndërsa ajo mes individëve është vetëm për interes publik.
Pjesë nga biseda në studio:
Moderatorja: A është më Berisha, ‘Babi i Zenit’ dhe 'Non Grata'?
Bardhi: Ne jemi bashkuar rreth ideve dhe jo mes dy individëve, pozicionim im publik nuk shërben për interesa personale por vetëm për publikun. Për mua marrëdhënia me ndërkombëtarët janë më të rëndësishme, se sa marrëdhënia me Berishën. Unë zgjedh më mirë marrëdhënien me Sali Berishën se sa Edi Ramës.