Politike 5 Dhjetor 2023, 21:40

A ka krisje me PD? Tedi Blushi: Partia e Lirisë i ka qëndruar shumë strikte marrëveshjes

Shkruar nga Pamfleti

A ka krisje me PD? Tedi Blushi: Partia e Lirisë i ka qëndruar

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend ku Berisha paralajmëroi protesta nga ana e opozitës.

Blushi u shpreh se Partia e Lirisë ka qenë shumë luajale me partinë Demokrate. Sipas tij, PL i ka qëndruar strikte marrëveshjeve me PD-në.

"Partia e Lirisë ka qenë shumë luajale deri tani me partinë Demokratike. Ka qenë një forcë që ka qëndruar shumë strikte marrëveshjeve me partinë Demokratike.

PL nuk e ka vënë në diskutim nëse do jetë apo jo pjesë e protestave, nëse është apo jo e pozicionuar kundër kësaj qeverie. Partia e Lirisë është shumë e qartë në këtë pikë.

Një nga kushtet që u vendos para marrëveshjes së zgjedhjeve lokale ishte zbatimi i ligjit së referendumeve dhe mungesa e çdo lloj bashkëpunimi me Edi Ramën", tha Blushi për "Ora News".

krisje pd pl