Ish-deputeti Dashamir Shehi, duke komentuar fitoren e opozitarit Magyar në Hungari pas 16 viteve në pushtet të ish-kryeministrit Orban, u shpreh se ka shpresë se kjo mund të ndodhë edhe në Shqipëri, por vetëm nëse dalin liderë të rinj. Sipas tij, vetëm PD dhe Berisha nuk e sjellin rrëzimin e Ramës.
“Ka elementë nga zgjedhjet e Hungarisë që në Shqipëri janë të vlefshëm. Ore a është populli shqiptar, a e ka këtë shkallë emancipimi? Hungaria ka tjetër traditë, rezistencë ndaj të keqes.
Edhe këtu mund të ndodhë, se edhe këtu është tepruar aq shumë, por duhet një alternativë. Atje doli një i ri.
Ti thua e djathtë, e majtë. Këtu nuk ka të djathtë dhe të majtë.
Unë këtu e kam shpresën, që këtë që është në Tiranë, qytetarët të thonë të ikë ky, dhe ta thonë edhe nga e majta. Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën kjo ka marrë fund.
Duhet të dalin 2-3 magjarë të rinj, siç ka ndodhur atje. Të ikë ky që është në pushtet, por ka me këtë formulë që të ketë faktorë të rinj në fushë. Nëse vazhdon lufta Rama-Berisha, është kot”, tha Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Sakte me ket dru me prene sal berisha e ka 100 vjet hymnin ky sharlatani i gjate ed rama qe ka bo lomsh gjithe shqiprine. Heqja e berishes nga pd eshte problemi se rama qerohet nje or e ma par po ndodhi kjo. Dashi osh realisht i qarte dhe guxo me e than ket t verteten. problemi osh kush do ta rrzoj sal berishen????????
Dash! Ke te drejte por ca gjera duhej ti kishe/kishit thene shume para. Tani cdo gje eshte ne dekompozim dhe tjetersim e shperdorim. Tani po thoni disi hapur bashkepunimin Ram-Berish. Kjo ka qe ne 2008 kur Rama me Brace e amnistunan Berishen per Gerdecin. Tani po prisni qe te mbije bar mbi nje grup fosilesh qe ende jane materall toksik ende i fuqishem per Shqiperine. Kete material toksik edhe media e paraqit si kultivim bio ne kurrizin e shqiptareve. Dash therrisni me fort ne frymen qe u ka mbetur , qe Shqiperia te shpetoje nga humnera e madhe. Ke qene zv.kryeminister dhe di ta besh llogarine e arsyetosh faktin se cpo ndoth ne Shqiperi me ekuacionin: Dobesim ekstrem i euros fuqizim leku, rritje cmimesh???