TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2026, 18:36

“Ti je hajdut i vogël”, Braçe dhe Shehaj 'sherr' në Kuvend; ndërhyn Garda (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Ti je hajdut i vogël”, Braçe dhe Shehaj
Momente nga sherri

Akuza, fyerje dhe përplasje, Garda shmang përplasjen fizike Braçe-Shehaj...

Një debat i ashpër është regjistruar sot në Kuvend mes deputetit socialist Erion Braçe dhe kreut të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i cili ka degraduar në akuza personale dhe përplasje verbale.

Shkëndija e debatit u bë një deklaratë e Shehajt, i cili e quajti Braçen “hajdut i vogël”, çka solli reagimin e menjëhershëm të deputetit socialist. Ky i fundit u ngrit nga vendi dhe iu drejtua Shehajt për t’i kërkuar llogari.

Ti je hajdut i vogël”, i tha Shehaj-Braçes, ndërsa ky i fundit iu përgjigj: “Atë hajdutin ta kam thënë njëherë, e ke bërë si legen, ke kërkuar edhe falje”.

Debati vijoi me tone të ashpra, ku Shehaj mohoi të ketë kërkuar falje dhe përsëriti akuzën: “Jo, jo, s’të kam kërkuar falje. Je një hajdut i vogël. Je i vogël në gjithçka”.

Më pas Braçe u drejtua drejt karriges së Shehajt, por ndërhyri Gara. 

Në përplasje ndërhyri edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili nga foltorja hodhi akuza të forta ndaj Shehajt, duke e cilësuar atë “gjobaxhi”.

Ti je gjobaxhi. Iu turre një biznesmeni. Njësoj siç ia ke bërë partisë tënde që i vodhe të dhënat”, u shpreh Balla, duke rikujtuar akuzat e mëparshme ndaj Shehajt për vjedhjen e të dhënave të zgjedhësve gjatë kohës kur ishte pjesë e Partisë Demokratike.


Përplasja mes deputetëve pasqyron tensionet e vazhdueshme në sallën e Kuvendit, ku debatet shpesh kalojnë nga diskutimet politike në akuza personale.

 

parlament brace shehaj

Lini një Përgjigje