Kryeministri me 83 deputetë nuk fitoi dot kryeqytetin. Socialistët e Tiranës janë në kaos, strukturat në luftë, dhe PS po konsumon krizën e saj të brendshme.
Zgjedhjet e 11 majit e treguan qartë: Edi Rama humbi Tiranën, edhe pse e mori personalisht kryesimin e listës së saj. Kryeqyteti është kthyer në pikën e dobët të mazhorancës, ku prishjet, spastrimi i njerëzve të Veliajt dhe përçarja e strukturave po kthehen në rrezikun më serioz politik për Ramën.
Pas katër mandateve në pushtet dhe një shumice parlamentare prej 83 deputetësh, Edi Rama përjetoi në 11 maj dështimin më të madh elektoral të viteve të fundit: Tiranën. Për herë të parë në 12 vjet qeverisje, ai vendosi ta drejtojë personalisht listën e PS-së në kryeqytet, duke synuar të dëshmonte se efekti i Erion Veliajt ishte i tejkaluar. Por rezultati tregoi të kundërtën. Partia Socialiste mori më pak vota se në zgjedhjet e vitit 2023 dhe 2021, edhe pse opozita e Sali Berishës kishte rënë ndjeshëm në numër votash.
Ky dështim nuk është një rastësi aritmetike, por një simptomë politike. Marrëdhënia e Edi Ramës me PS-në e Tiranës ka qenë gjithmonë konfliktuale. Edhe pse e kontrollon partinë përmes pushtetit absolut, baza socialiste në kryeqytet kurrë nuk ka qenë e tij.
Që nga zgjedhja e tij si kryetar partie, Tirana i ka dhënë sinjale të vazhdueshme refuzimi.
Në vitin 2005, kur vendosi të instalojë Mimi Kodhelin në krye të PS-së së Tiranës, anëtarësia votoi Besnik Barajn; një kritik të hapur të tij. Rama e lexoi këtë si sfidë personale dhe që prej asaj kohe e braktisi strukturën socialiste të kryeqytetit, duke kërkuar ‘azil elektoral’ në Vlorë e Durrës.
Por tani, pas një dekade në pushtet, ai u detyrua të rikthehet në Tiranë. Jo si fitimtar, por si udhëheqës që kërkon të rindërtojë kontrollin mbi një bazë që nuk e bind dot. Dhe reagimi ishte i menjëhershëm: një rrjet strukturash të lodhura, militantë të zhgënjyer dhe një parti e përçarë mes klaneve që u krijuan gjatë qeverisjes së tij.
Prishjet masive të objekteve tregtare në Tiranë ishin preludi i dështimit elektoral. Aksioni, i planifikuar si një operacion urbanistik, u shndërrua në një sulm politik kundër vetë bazës së PS-së. Qindra familje, punonjës dhe pronarë, që më parë ishin votues socialistë, sot janë kthyer në kundërshtarë. Kjo valë pakënaqësie është përhapur në çdo njësi të kryeqytetit, ku deputetët e PS-së zhvillojnë mbledhje paralele, duke i lënë militantët të hutuar midis dy frontesh.
Në terren, PS-ja e Tiranës është pa qendër, pa udhëheqje dhe pa besim. Në disa raste, anëtarët kanë filluar të përmendin hapur skenarin që Rama po e lë Tiranën qëllimisht në dorë të opozitës, për të ruajtur pushtetin e përgjithshëm dhe për të shuar çdo potencial rival nga brenda. Kjo teori është forcuar nga emërimet që ai ka bërë në bashki e institucione me figura të lidhura me PD-në; si në Tiranë, Sarandë apo Vlorë.
Në fakt, strategjia e Ramës duket si një operacion i paramenduar për ta “spastruar” PS-në e Tiranës nga çdo figurë që mund ta sfidojë. Por ky operacion po e dëmton më shumë se sa e forcon. Tirana nuk është thjesht një qark electoral, është baza simbolike e çdo pushteti politik në Shqipëri. Dhe nëse PS-ja humb Tiranën, Edi Rama humb terrenin moral për të pretenduar legjitimitet politik kombëtar.
Historia shqiptare e ka treguar: çdo ndryshim i madh politik ka nisur nga Tirana. Dhe me krizën që po përjeton sot Partia Socialiste në kryeqytet, është e qartë se aty mund të nisë edhe fundi i një epoke./Pamfleti
PD ka mbaruar, ju thoni ia shiti PD! Ore problemi është ndryshimi që duan ti bëjnë kushtetutës duke blrë parlamentin me dy dhoma. Pra ra farsa zgjedhore dhe rrogtë parazitizmi parlamentar i hajdutëve dhe mashtruesve që nuk iu mjaftoi lista e mbyllur por duan të zhdukin partitë e reja me ligj të ri zgjedhor, dhe çimentim të establishmentit të vjetër tashmë me karrige të reja, dhe hapje rrugës për Ramën si president. TURP. PLEHRA QESHARAKE
"Edhe njëherë mbi divergjencat e shokut P. Toliati me ne". "Edi Ramën nuk e pranojnë në fshat, Ai, kërkon të bijën e Priftit për grua". Pazari Rama - Berisha është parazgjedhor, në fakt ai fillon qysh në vitin 2008. Pazari i 2008 ishte lidhja e pazarit Nano-Berisha dhe vazhdimësia. Teatri vazhdon. Por marzallah, Berisha- Rama nuk takohen. Por të dërguarët e tyre mund të dakortësohen: Parllamenti 101 Deputet. Ndryshim i rendit Kushtetues. Nga Republikë në Republikë Presidenciale. Parlamenti me dy dhoma dmth krijimi i Senatit(amanet i Sabri Godos) e pranon Berisha. Edi Rama President i Republikës Presidenciale i dalë nga votimi pas ndryshimeve kushtetuese , dhe Senati do kalojnë me Referendum në popull. Edi Rama dhe Sali Berisha fitojnë referendumin. Pas kësaj do bëhet ndarja territoriale në katër(4) rajone. Dy(2) rajone nën Shkumbin dhe 2(dy) rajone mbi Shkumbin. 'Non koment.' As Presidenti i Republikës Presidenciale(Edi Rama) dhe as Senatorët(SAli Berisha dhe meritorët Senatorët e EDI Rama-ës dhe meritorët) nuk mund të hetohen penalisht. Reforma në drejtësi dhe SPAK-u si institucion që do hetonte, lidhjet e krimit dhe korrupsionit në nivelet e larta të politikës, do ngelet pa tekst.