TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2025, 07:15

‘Dasmë pa dhëndër’/ Alimehmeti dhe Noka fushatë në kryeqytet, në takim mungon kandidati Flor Binaj

Shkruar nga Pamfleti
‘Dasmë pa dhëndër’/ Alimehmeti dhe Noka fushatë
Demokratët në fushatë

Drejtuesi i fushatës së PD-së në Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka shpërndarë foto në profilin e tij në rrjetin social facebook nga takimet në kryeqytet.

“Mirëmbrëma Florinj nga dega 14” – shkruan Alimehmeti, por ajo që të bie në sy, përveç pjesëmarrëjes së ulët, është mungesa e kandidatit të PD-së për Tiranën, aktorit Florjan Binaj.

Nuk dihej në Binaj ka refuzuar të shkojë në takim apo ka qenë diku tjetër, por ai më shumë se sa një herë është shprehur se nuk do të dalë në fushatë me Berishën.

Me sa duket, PD në kryeqytet po bën ‘dasmë pa dhëndër’.Në vend të Binaj, në foto shfaqen Paloka dhe Noka.

Në daljen e parë publike si kandidat i mbështetur nga opozita për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj bëri një deklaratë të fortë kur deklaroi se nuk do të dalë në fushatë me liderin e PD-së, Sali Berisha.

Ai u shpreh se krerëve të partive opozitare i ka kërkuar vetëm grupe pune.

“Unë nuk kam folur me Berishën ende. Nuk do të dal me asnjë kryetar në fushatë as me Berishën. Nuk do të shoqërohem në fushatë, i kam kërkuar të sjellin grupe punë por me asnjë kryetar partie opozite”, u shpreh Binaj.

mungon kandidati flor binaj fushata e pd

1 Komente

  1. A
    Angjelo Sinani

    Ogerta ???????????????? Manastarliut????????⭐???????????????????????????????????????????????????????????????????????????? Asht Kryetarja e Bashkisë Tiranë

    Lini një Përgjigje