TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2025, 09:44

Prezantohet drejtori ri i Postës Shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Prezantohet drejtori ri i Postës Shqiptare
Belinda Balluku

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka prezantuar ditën e sotme, drejtorin e ri të Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj.

Xhafaj, i cili do të mbajë detyrën e Administratorit të Postës Shqiptare, një prej institucioneve më të vjetra në vend, ka qenë deputet i Partisë Socialiste.

“Etjeni është bashkëpunëtor i hershëm i imi. Kemi punuar bashkë në disa institucione. Ka mbajtur një mandat të qarkut të Tiranës.

Sot drejtimi i Postës shkon në duart e një profesionisti të sprovuar që ka eksperiencë në disa fusha. Në bashkëpunim me Admirin (ish drejtori i Postës Shqiptare) do të optimizohet procesi i Postës Shqiptare. Për ne është e rëndësishme që Posta të performojë duke optimizuar shërbimet. Digjitalizimi është në bazën e tyre.“, u shpreh Balluku.

 

drejtorin e ri të postës shqiptare

2 Komente

  1. t
    tani

    Kjo eshte bere si shefe personeli e qeverise. Drejtori Postes eshte atribut i ministrit ekonomise, firmoset nga ajo. Per SPAK nuk gjen kohe, me dale kot me kot ne televizor qe te jape mesazhin "nuk pyes" e gjen. Arrogance dhe shperfillje e cuditshme. I dalte per ajer deri ne fund shoqes balluku.

    1. e
      edi

      Ne fakt sh mire qe levizin keta drejtoret, se poshte kollares dhe kemishes qelben era euro. Eshte segmenti me i kalbur i administrates. Te pangopur vampire per leke. Askush nuk duhet ne ato pozicione drejtuese me shume se 1 vit.

      Lini një Përgjigje