Një ditë më parë u regjistruan disa episode ku mbështetës të “Shqipëria Bëhet” dhe efektivë të Policisë së Shtetit u përplasën mes tyre, pasi uniformat blu ndërhynë dhunshëm për heqjen e dy çadrave që ishin vendosur nga protestuesit.
Ndërkohë në orët e natës pati një tjetër ndërhyrje të Policisë për të hequr disa ngrohës dhe karrige, që aktivistët e Adriatik Lapajt përdornin për të qëndruar gjatë natës në formë proteste kundër Edi Ramës.
Si pasojë, janë lënduar 5 persona, mes të cilëve edhe kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.
Spitali Universitar i Traumës njoftoi se mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit.
Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve.
“Z. Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor. Gjithashtu, për ndihmë mjekësore në spital janë paraqitur edhe dy protestues të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambientet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore”, njoftoi spitali.
Lini një Përgjigje