
Adriatik Lapaj, kryetar i partisë "Shqipëria Bëhet", ka lënë të hapur mundësin për të garuar për Bashkinë e Tiranës, pasi Edi Rama kërkoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Erion Veliajt.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lapaj deklaroi se vendimi për kandidimin në Tiranë, i takon kryesisë së partisë, por shtoi se duhet garuar në këto zgjedhje.
Pjesë nga intervista:
Rakipi: Tirana pritet të shkojë në zgjedhje sepse Rama kërkoi nisjen e procedurave për të hequr Veliajn. Ju ç’do të bëni me këto zgjedhje? Vetë keni interes të garoni?
Lapaj: Nuk ka zgjedhje për Këshillin kësaj here, por vetëm për kryearin. Është vendim që i takon kryesisë së lëvizjes tonë. Mendoj se duhet garuar por mendoj se do të merret nga kryesia ky vendim. Do të marrim vendim mbi bazë të strukturave. Ky vend ka nevojë të votojë kundër kësaj qeveria si fillim por edhe kësaj klase politike në tërësi.
Lini një Përgjigje