TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Janar 2026, 14:03

Afera "Durana Park", Berisha paralajmëron padi në SPAK 

Shkruar nga Pamfleti
Afera "Durana Park", Berisha paralajmëron padi në SPAK 
Sali Berisha për Durana Park

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat deklaroi se do të depozitojnë një kallëzim në SPAK për skandalin e Dorana Park.

Berisha tha se Rama nuk do të shpëtojë nga këto skandale. Ndërkohë ka hedhur akuza edhe ndaj Dumanit, duke theksuar se e ka shpërfillur çështjen. 

“Do të dërgojnë në SPAK provat dhe do të bëjnë padi për Durana Park. Si në çdo skandal. Për një kohë të gjatë Dumani i ka konservuar ato dhe ka bërë që mos të përfillen. Paditë tona janë të bazuara në ligj dhe të pakundërshtueshme. Ne do t’i dërgojmë. Aty mbeten. Rama dhe Duamni mendojnë se mund të shpëtojnë nga djegësi i Tiranës dhe nga Durana, apo çështje të tjera. Por mos të shpresojnë”, tha ai.

Ndërkohë që qytetarët paguajnë çdo ditë taksat dhe përballen me shërbime publike të dobëta, “Durana” duket se është dizajnuar për të krijuar një ligj të veçantë për një pakicë të privilegjuar. 

 

durana park parajsa fiskale sali berisha

Lini një Përgjigje